Shkolla do të aplikojë një sistem të ngjashëm me atë universitar përsa i përket këshillimit, për t’i përgatitur paraprakisht nxënësit për atë që i pret në shkollën e lartë. Këshillimi zhvillohet në tre aspekte: psikologjik, mësimor dhe ai i karrierës.
1. Këshillimi psikologjik mbulohet nga psikologia e shkollës. Ky lloj këshillimi synon:
Të monitorojë ecurinë psikologjike të nxënësve duke parandaluar cdo lloj shqetësimi të mundshëm.
Të garantojë përshtatjen sa më të mirë psikologjike me procesin mësimor.
Të ndihmojë nxënësit me vështirësi përshtatjeje me klasën dhe mjedisin social në përgjithësi.
Të nxisë nxënësit për të gjetur vetveten brenda shkollës dhe më tej.
Këshillimi psikologjik mund të bëjë të nevojshëm edhe praninë dhe pjesëmarrjen aktive të prindit. Oraret e këshillimit psikologjik: Çdo të mërkurë e të enjte, nga ora 8.00-14.30 në zyrën e psikologes.
2. Këshillimi shkollor realizohet nga mësuesit e lëndëve sipas orareve të rregullta të shpallura paraprakisht në fillim të çdo semestri. Ky lloj këshillimi synon:
Të inkurajojë zhvillimin e aftësive dhe talenteve të vecanta të nxënësit.
Të ofrojë material shtesë për nxënësit që kërkojnë të lexojnë më tepër në një lëndë apo cështje të caktuar.
Të mbështesë nxënësit që mund të hasin vështirësi në ecurinë e lëndës.
Të mbështesë nxënësit pjesëmarrës në veprimtari jashtëshkollore si konkurse, olimpiada, etj.
Oraret e këshillimit mësimor strukturohen sipas mësuesve.
3. Këshillimi i karrierës realizohet nga staf i specializuar dhe synon:
Njohjen e nxënësit me mundësitë e vazhdimit të studimeve të larta brenda dhe jashtë vendit.
Ndihmën dhe orientimin në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për aplikimet për shkollimin në universitete të huaja.
Ofrimin e informacionit për pjesëmarrjen në veprimtari jashtëshkollore si konkurse, seminare, etj.
Oraret e këshillimit të karrierës përcaktohen sipas rastit nga drejtoria dhe u njoftohen individualisht nxënësve.
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.