Gjimnazi ynë kryeson renditjen kombëtare të shkollave të mesve publike e private të gjithë Shqipërisë në provimet e maturës prej disa vitesh. Gjithashtu edhe Kartën e Performancës të përgatitur nga autoritetet e arsimit.
Numri maksimal i nxënësve në klasë është 16.
Gjimnazi zbaton programet e miratuara nga MASR, por i plotëson ato me lëndë dhe orë shtesë me synim përgatitjen sa më të mirë për aplikimet për bursa që nxënësit tanë bëjnë çdo vit në universitetet më të mira të botës. Lëndët shkencore (matematikë, fizikë e kimi) përforcohen me orë shtesë, ndërsa anglishtja (4 herë në javë) zhvillohet me programe më të avancuara që i përshtaten kërkesave të universiteteve të huaja. Shkolla nxit prirjet e nxnësve dhe i përgatit ata për pjesëmarrje në olimpiada të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Nxënësit mund të zgjedhin si gjuhë të huaj të dytë mes frëngjishtes dhe gjermanishtes. Përveç programit të detyruar nxënësit mund të zgjedhin mes një numri lëndësh opsionale në shqip ose anglisht sipas preferencave të tyre.
Duke filluar prej fundit të klasës së 11 shkolla ofron këshillim të specializuar dhe individualizuar për të gjithë maturantët që synojnë të studiojnë jashtë vendit duke paraqitur mundësitë e bursave në universitetet më të mira të huaja. Në fillim të vitit të fundit, shkolla ndihmon maturantët në përgatitjen e dosjeve të aplikimit. Ndërkohë, paralelisht me përgatitjen e dosjeve të aplikimeve, shkolla i përgatit nxënësit për dhënien e provimeve ndërkombëtare të anglishtes.
Stafi i shkollës është i përgatitur, me përvojë dhe i mirëtrajnuar profesionalisht. Për nxitjen e prirjeve dhe ushqimin e pasioneve të vecanta tek nxënësit, shërbejnë edhe zhvillimi i klubeve specifike. Një rëndësi e veçantë tregohet për përfshirjen e nxënësve në aktivitete sociale, në ndihmë të komunitetit, ekskursione dhe veprimtari argëtuese.
Mësimi zhvillohet nga ora 08.00 në 14.30. Përveç pushimeve të shkurtra mes orëve, nxënësit kanë edhe një pushim 15 minutësh pas orës së dytë si dhe pushimin e drekës në 12.15-12.55.
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.